A1 Report - Gëzim Çela çoi kimisten në Pejë për të parë cilësinë e kokainës

Report TV 2015-08-22

Views 6

TIRANE- Me t'u arrestuar në Morinë korrieri, Reald Hysolli me 7 kilogramë kokainë, policia e Pejës e ndihmuar edhe nga forcat speciale, kanë vënë në pranga 4 persona, bashkëpunëtorë të "Baronit të drogës", Gëzim Çelaj. Tre persona janë arrestuar në Pejë dhe një tjetër në Ferizaj.

Në qytetin e Pejës, policia e Kosovës ka vënë në pranga, 50-vjeçaren Valentina Tufina, me shtetësi amerikane, e cila kishte shkuar në Pejë me porosi të Gëzim Çelës për të parë cilësinë e drogës dhe tre kosovarët, dy prej të cilëve në Pejë, me inicialet V. B., 42 vjeç, V. B., 33 vjeç, ndërsa në Ferizaj është arrestuar 33-vjeçari me inicialet, A. Z., 33 vjeç, të gjithë pjesë e këtij grupi kriminal. Këta persona janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar "Kokaina". Gjithashtu, policia ka zbuluar edhe një laborator për përzierjen e kokainës në një banesë në Pejë, vendi ku u arrestuar edhe tre personat e përfshirë në këtë grup të trafikut të kokainës.

LABORATORI I KOKAINËS
Gjatë aksionit janë sekuestruar edhe 18 kilogramë e 235 gramë kokainë, 5 kilogramë e 955 gramë përzjerës, 8 litra acid klorhidrikë, 246 litra aceton, 7 litra hidro-kiselinë, 1 skorpion, 1 revole me gaz, 1 pushkë ajrore, 2 karikatorë me 18 fishekë 7.65 mm, etj.

Aksioni është bërë në të njëjtën kohë edhe me policinë në Shqipëri. Si pjesë e operacionit policor hetuesit e Policisë së Kosovës kanë kontrolluar një shtëpi në rajonin e Pejës. Gjatë kontrollit së shtëpisë është gjetur një vend i improvizuar si laborator në të cilin janë gjetur edhe sende që shërbejnë për matje, përzirje dhe paketim të supstancës narkotike. Kështu aty janë gjetur veç përzierësve edhe pajisje laboratorike, mikserë, sita, govata, ventilatorë, llampa, dorëza, peshore etj). Janë sekuestruar edhe 2 autovetura, 1200 euro, 7040 lekë shqiptarë, 65 Franga zviceriane, telefona celular e prova tjera.

Share This Video


Download

  
Report form