Baza e rrjetit të kokainës në shtëpinë e "baronit" Gëzim Çela, shpallet në kërkim

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Tirane-Një super aksion i hetuar prej disa kohësh nga Prokuroria për Krimet e Rënda dhe i vënë në zbatim nga policia shqiptare dhe ajo kosovare, ka shkatërruar një grup të strkuturuar kriminal,i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drej Europës perendimore, duke perdorur tokën shqiptare.
Operacioni ka nisur mëngjesin e sotëm në pikën kufitare te Morinit në Kukës, ku është arrestuar një person me 7 kilogramë kokainë.
Korrieri me origjinë nga Korça dhe banim në Tiranë e ka marrë drogën në Prishtinë.
Burime nga grupi hetimor sqarojnë se korcari është arrestuar sapo ka hyrë në tokën shqiptarë,duke i bllokuar dhe lëndën narkotike dhe marrë dëshmi për pjesën tjetër të grupit.
Në të njëtën kohë ka ndërhyrë edhe policia kosovare ku në kryqytetin e vendit Prishtinë, janë arrestuar në flagrancë 3 persona dhe janë sekuestruar 50 kilogramë kokainë dhe heroinë.
Ndër personat e arrestuar në Kosove është dhe një shqiptare, e cila punonte si inxhiniere kimike në firmë konfeksionesh atje.
Ndërkohë në territorin shqiptar policia nisi një aksion të gjërë për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar.
Vëmendja e prokurorisë dhe policisë ishte e fokusuar në Laç, pasi hetimet e kryera të dwrgonin se kjo ishte zona ku do të dërgohej droga dhe nga aty do të nxirrej jashtë Shqipërisë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e Gezim Celës në Fushë Kuqe të Mamurrasit, u gjetën 18 kiliogramë heroinë,150 kilogramë kanabis sativa. Gjithashtu në cilësinë e provave janë sekuestruar 9 armë, tre snajpera,granata dhe makina të blinduara.
Gëzim Çela nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare dhe atë italiane. Ai njihet si një nga tregtarët më të mëdhënj të drogës nga shqipëria drejt Italisë dhe më pas shitjen atje. Mbi Çelën ka një dënim nga gjykatat italiane pikërisht për trafik të narkotikëve, me 11 vite burg dhe 150 mijë euro gjobë.
Çela është liruar nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai u arrestua me pas me akuzën se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata e Apelit.
Por në mometin kur policia ka rrethuar shtëpinë e Çelës në Mamurras ai nuk ka qënë aty, duke ngritur dyshime se ai është lajmëruar për aksionin e auotriteteve shqiptare.
Ndërkohë operacioni dhe hetimet vazhdojnë nga policia për arrestimit e përsonave të tjerë të këtij rrjeti, pasi dyshohet se kishte vite që funksiononte.
Ne video pamjet pa koment gjate operacionit te policise ne Fushe-Kuqe
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form