Hyseni, “truri” i rrjetit të kokainës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pranvera Ebeling shqiptarja me nënshtetësi gjermane dyshohet se do të transportonte drejt Gjermanisë drogën e përpunuar në laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit. Burime pranë organit të akuzës bënë me dije se Ebeling mbërriti në Shqipëri më 14 dhjetor dhe u largua një ditë pasi autoritetet gjermane sollën kërkesën për hetimin e bashkëjetuesit të saj, Ilir Hyseni. Ende nuk ka të dhëna mbi mënyrën e transportit të lëndës narkotike por mendohet se ajo nuk do të ndiqte vetëm rrugën detare por dhe atë tokësore. Pas mbërritjes së Ebeling në Shqipëri autoritetet kanë mundur të identifikojnë itinerarin e përshkruar prej saj dhe kontaktet e vazhdueshme që ajo ka patur me Ilir Hysenin. Ajo është mbajtur nën vëzhgim deri më datën 18 dhjetor të vitit 2014, kur edhe është larguar nga Porti i Durrësit me destinacion përfundimtar Gjermaninë. Nga përgjimet telefonike gjatë kohës që ndodhej në Shqipëri, e dyshuara ka folur shpesh në telefon me Ilir Hysenin, i cili nga ana e tij i linte asaj detyra të caktuara çka sipas hetuesve lindin dyshime se të dy personat ishin të përfshirë në organizimin e rrjetit të trafikut të kokainës. Deri më tani sasia e sekuestruar e drogës së pastër është vetëm 20 kilogramë ndërkohë që rreth 75 kilogramë të tjera janë dërguar në laborator për t?iu nënshtruar ekspertimit. Edhe pse për nxjerrjen e ekstraktit të kokainës erdhën dy kolumbianë në Shqipëri për personat e arrestuar Prokuroria ka ngritur akuzat e ?trafikimit të narkotikëve? të mbetur në tentativë si dhe ?grupit të strukturuar kriminal?.

Share This Video


Download

  
Report form