http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia italiane ka shkatërruar nje rrjet shqiptar të trafikut të kokainës në Firence, duke arrestuar 9 persona. Operacioni i koduar ?San Gallo?, ka përfunduar ditën e marte, ndërsa hetimet kishin nisur që në vitin 2014. Në pranga kanë përfunduar vëllezërit shqiptarë Ervis e Fabjo Lulashi, 29 vjeç e 31 vjeç, të cilët akuzohen nga policia si krerët e organizatës që merrej me trafikun e kokainës. Në rrjet ishte i përfshirë edhe vëllai tjetër, Eljon Lulashi, 34 vjeç, me banim në St.Gallen në Zvicër, i ndihmuar edhe nga shqiptarja Orjeta Haxhiraj, 27 vjeç. Nga hetimet është zbuluar se Eljon Lulashi dhe Orjeta Haxhiraj kryenin furnizimin me kokainë nga Holanda. Më pas, nëpërmjet korrierëve droga transportohej një pjesë në Zvicër dhe një tjetër dërgohej në Itali ku ishin dy vëllezërit e tjerë Lulashi. Gjatë hetimeve është dokumentuar trafiku i 12 kilogramëve kokainë e importuar nga Holanda në Zvicër. Gjithashtu, gjate hetimeve policia ka zbuluar edhe linja te tjera te shpërndarjes se drogës, qe realizohej nëpërmjet korrierëve tashme te arrestuar. Kështu ne pranga kane rene edhe Kole Blinishta, 29 vjeç, Agim Koceku, 40 vjeç, Nikolle Lleshi, si edhe një shtetas maroken.