Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një grup i strukturual kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës mes Italisë ? Spanjës dhe Shqipërisë është shkatërruar në kuadër të një operacioni të përbashkët policor ndërmjet 4 shteteve. Operacioni ndërkombëtar i koduar ?Riccio? u organizua në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të shërbimeve policore të Italisë, Gjermanisë dhe Spanjës dhe Shqipërisë. Gjatë operacionit u sekuestruan 130 kg drogë të llojit heroinë dhe kokainë si dhe u sekuestruan 300 mijë euro në gjëndje.
Mediat italiane shkruajnë se prokuroria e Milanos ka firmosur 38 urdhër arreste për 31 shqiptarë, 5 maroken 2 tunizianë. Fillimisht lajmi u publikua mëngjesin e së premtes, 27 maj 2016 në mediat italiane më pas Nëndrejtori i Policisë së Shtetit Ardian Çipa doli në konferencë për median.
Trafikantët subjekt i këtij procedimi penal janë Shqiptare, Marokene, Tuniziane dhe Rumune të cilët kryenin aktivitetin kriminal të trafikimit, grumbullimit, mbajtjes, tregtimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe heroinë.
Arrestimet janë kryer më 24 maj në të njëjtën hapësire kohore nga policia shqiptare por dhe policia e Italisë, Spanjës, Gjermanisë dhe Marokut.
12 te arrestuar ne Shqiperi- Policia e Shtetit Shqiptar bëri të ditur se 12 prej trafikantëve janë arrestuar në vendin tonë
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/trafiku-n...