http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Tiranës vuri në pranga tre persona në kuadër të operacionit të koduar ?Pizza Porosi?.
Tre shtetasit e kapur në flagrancë shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë.
Sipas njoftimit të policisë të policisë ranë në pranga shtetasit:
? G.Ç, 28 vjeç, banues në Tiranë
? R. D, 25 vjeç, banues në Tiranë
? A. A, 27 vjeç, banues në Tiranë
Për shtetasit e mësipërm disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës dhe për të shmangur kontrollet e Policisë shpërndarjen e lëndës narkotike e kryenin me motorrin e picerisë ku punonin. Nga Seksioni kundër Narkotikëve është orgnizuar puna për kapjen e tyre në flagrancë dhe më datë 11.07.2018, shtetasi R. D është konstatuar duke lëvizur në rrugën ?Gani Domi? me mjetin tip ?Audi? dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë i është gjetur një qese me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë. Gjithashtu është ushtruar kontroll në picerinë ku të tre këta shtetas punonin ku dhe u bë ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë (shtetasve G.Ç dhe A.A).Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
? 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë
? Automjet tip ?Audi?
? Motori i Picerisë
? Tre aparate celular
? Fishekë