Goditet rrjeti shqiptar i kokaines nga Amerika Latine |Lajme-News

RTV KLAN 2020-12-05

Views 7

Pesë vjet hetime të autoriteteve italiane në bashkëpunim me Europol çuan në goditjen e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Europë i drejtuar nga një grup kriminal shqiptar. 30 masa arresti me burg u ekzekutuan nga policia italiane e Firences, 5 prej të cilëve u prangosën në Shqipëri në një operacion të koduar ?Los Blancos?, siç është dhe emri ndryshe i skuadrës së Realit të Madridit.
Bëhet fjalë për organizatën e drejtuar nga Dritan Rexhepi që ndodhet në një burg të Ekuadorit, por që vijonte aktivitetin. Në pranga ka rënë në Dubai, Eldi Dizdari, i njohur edhe si Denis Matoshi.
31-vjeçari konsiderohet një person me rekorde kriminale të theksuara në fushën e trafikimit të drogërave të forta dhe krimeve ndaj personit. Në Rumani u arrestua 40-vjecari Lek Çolaj, Gjergj Lesaj u arrestua ne Holandë, Sokol Alikos (Memetaj) iu vunë prangat në Spanjë, Robert Vargës në Hungari, ndërsa Altin Velsulës (Hoxha) iu komunikua masa e arrestit në një burg në Norvegji.
Operacioni u shtri edhe në disa qytete të vendit ku u vunë në pranga 5 persona. Dy u arrestuan në Vlorë ndërsa të tjerët në Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Ata akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Vetëm në 5 vitet që kjo organizatë ishte vënë nën hetim, autoritetet kishin mundur të sekuestronin 5.5 milionë Euro që buronin nga ky trafik dhe rreth 4 ton kokainë.
I gjithë ky rrjet që dyshohet se ka në krye Dritan Rexhepin që kishte kontakte me kartelet e drogës, kontrollonte trafikun e kokainës nga Amerika Latine deri tek shpërndarësit në Europë. Për të kryer transportin e kokainës ata kishin ngritur një kompani të quajtur ?Kompania Bello?, ecila merrej me importimin e ngarkesave të mëdha të kokainës të financuara nga grupe të rëndësishme të trafikantëve të drogës që veprojnë në të gjithë Evropën.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form