Vrasja e 41-vjeçarit Devi Kasmi në Tiranë ka dyshime të forta se është urdhëruar të kryhet nga një bos shqiptar,që rezulton të jetë i izoluar në një burg të Greqisë. Ky person, është arrestuar nga policia helene për trafik kokaine dhe fill pas arrestimit të tij, në Greqi janë arrestuar dhe 30 persona të tjerë të kombësisë shqiptaro-greke.
"Shqiptarja.com? mëson se në linjën e këtij grupi ka qenë dhe viktima Devi Kasmi, i cili ishte pjesë e grupit për të trafikuar dhe shitur kokainë në Tiranë dhe vende të ndryshme të Europës. Burime nga policia thonë se pjesë e këtij grupi mendohet se ka qënë dhe shtetasi grek Efthymiou Efthymious. Nga verifikimet e kryera rezulton se në vitin 2012 është burgosur në Gjermani për trafik droge, në 2016 është liruar dhe kthyer në Greqi. Por pikërisht në po këtë vit është arrestuar nga policia e Artës, për trafik droge.