TIRANE-Policia ka zbardhur vrasjen e Devi Kasmit pak ditë më parë në kryeqytet duke arrestuar vrasësin dhe bashkëpunëtorët, ndërsa është shpallur në kërkim organizatori i ekzekutimit. Ish-oficeri i Forcave Speciale greke Efthymiou Efthymious 42-vjeç është autori i vrasjes, ndërsa të arrestuar për bashkëpunim janë; Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari, ndërsa në kërkim është (Altin) Aurel Hoxhallari, organizatori i grupit kriminal.
Shtetasi grek Efthymiou Efthymious ka hyrë në Shqipëri vetëm dy javë më parë në momentin e arrestimit i është gjetur edhe shumë e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen. Shtetasi grek i arrestuar është përjashtuar nga detyra në vendin e tij, pasi është akuzuar për trafik droge.