Vrasja e Devi Kasmit/ Report Tv siguron videon, ish-speciali grek largohet në këmbë

Report TV 2019-02-02

Views 2

Një vit pas vrasjes së 41-vjeçarit Devi Kasmi, në një atentat në Tiranë, është publikuar një video e kamerave të sigurisë që tregon skenën e largimit të autorit nga vendi i ngjarjes. Personi që shfaqet në pamje dyshohet të jetë ish-oficeri i Focave Speciale greke, Eftimiu Eftimoios pak minuta pas vrasjes, i cili aktualisht ndodhet në burg si autori kryesor, i dyshuar se ekzekutimin e kreu me pagesë.

Kamerat e sigurisë e kanë fiksuar këtë moment në orën 19:26 minuta, natën kur ndodhi krimi pranë banesës së Kasmit, në zonën e Spitalit Pediatrik. Një furgon i bardhë dhe i mbyllur nga pjesa mbrapa, i cili qëndron në pritje për disa sekonda, dhe më pas merr personin që dyshohet të jetë Eftimius, por duke qenë i maskuar, është i pamunudr identifikimi i tij.

Nga dosja hetimore që gjendet në prokurori, rezulton se autori e ka pritur për disa orë viktimën Devi Kasmi, dhe sapo ky i fundit ka mbërritur poshtë banesës, e ka lënë të vdekur në vend pasi e ka qëlluar me katër plumba. Dosja gjithashtu posedon informacionin se furgoni ishte blerë 12 ditë para ngjarjes dhe drejtohej nga Malvin Dinellari.

Share This Video


Download

  
Report form