Goditet grupi kriminal që merrej me kalimin e klandestinëve prej Lindjës së Mesme nga territori shqiptar për në Kosovë, e më tej, me destinacion final Austrinë dhe Gjermaninë.
Në kuadër të këtij hetimi të gjatë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, një ditë më parë janë ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit masat e sigurimit ?arrest në burg? për 4 persona, si edhe janë ekzekutuar dy urdhëra të tjerë ndalimi, të gjithë të lëshuar nga Prokuroria për Krime të Rënda.
Me arrestimin e 6 personave ditën e martë, numri i personave të arrestuar në kuadër të këtij grupi kriminal arrin në 18 të dyshuar, 12 prej të cilëve janë arrestuar në 4 episode të mëparshme.