A1 Report - Basha: "Te premten protesta me e madhe e PD ndonjehere, ejani!"

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke folur pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, tha se protesta 23 majit para kryeministrisë do të jetë një nga më të mëdhatë qe ka bërë ndonjëherë opozita. Basha u shpreh se PD nuk mund të pajtohet siç e cilësoi ai me qeverinë e narkotrafikut, ndërsa u bëri apel qytetarëve të dalin protestë të premten, për të kërkuar largimin e Edi Ramës.

"Kjo është një betejë më e vështirë se ato që kemi zvilluar, jemi të vendosur për ta zhvilluar dhe fituar me çdo kusht, me qytetarët shqiptarë, jo se të gjithë janë me PD, por ngaqë e kanë kuptuar se kjo betejë nuk është betejë politike por kombëtare. Detyra jonë siopozitë është të ndërgjegjësojmë shqiptarët për të vërtetën e këtij rreziku, në fushnë e betejës, opsionin tonë të menduar thellë, largimin e Ramës nga qeverisja. E kemi filluar javën e kaluar dhe do të pasohet këtë të premte nën moton "Një popull në këmbë kundër drogës, Rama në shtëpi." Kjo është ngjarje e veçantë. Kërkoj nga strukturat vendore dhe nga të rinjtë zhvillimin e një nga protestave më të mëdha të realizuara ndonjëherë, për t'u përbashkuar në protestën kundër këtij halli të madh. Shqetësimi ynë është ligji i drogës në vend të ligjit të rendit." tha Basha

Ai shtoi ndër të tjera se droga e kapur në vendet fqinje dhe vendet e Europës Perëndimore, tregojnë sipas tij dështimin e qeverisë Rama. Kreu i PD theksoi se rruga e qeverisë Rama sipas tij është rruga e narkotrafikut, ndërsa shtoi se kjo do të sjellë vetëm rrënim

"Ka njerëz që mendojnë se droga sjell para, nëse ajo sjell mirëqqënie më thoni njhë vend që ka bërë përpara përmes drogës. Nuk ka të tillë, ajo ka hapur varre, ka ndjellë konflikt social, nuk ka dhe nuk mund të ketë përparim nga shoqëritë që tundohet nga paratë e drogës. Janë të vërteta dramatike të narkotrafikut qeverisës të Edi Ramës. Sondazhi më i fundit i BSH tregon uljen e ekonomisë. Vetëm narkotrafiku ka lulëzuar në qeverinë Rama-Meta. Ata që përfitojnë janë një grup njerëzish që kapin pushtetin. Këtu vijmë tek pushteti i Ramës, i kishte informacionet si ne por i fshehën. Kur krimi ju mbeti në derë nxorrën justifikimin se ishte një superaksion i policisë. Sasia e madhe e drogës që po kapet nga vendet fqinje por edhe vendet e Europës Perëndimore, tregojnë dëshitimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij." u shpreh Basha

Në fund të fjalës së tij Basha përsëriti edhe një herë thirrjen e tij për pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e së premtes së 23 majit.

Share This Video


Download

  
Report form