A1 Report - Basha: PD do te reagoje fort ndaj çdo antiligjshmeri te qeverise

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, mbajti një takim me grupin e PD-së për sfidat e opozitës në vijim të Kuvendit.

Ndërsa e akuzoi mazhorancën për qëndrim arogant, Lulzim Basha paralajmëroi një opozitë të fortë kundrejt numrit të madh të deputetëve që përbëjnë qeverinë e majtë.

"Brenda 4 muajve grupi parlamentar i Partisë Demokratike me cilësi të lartë në sallën e parlamentit dhe në komisionet parlamentare solli modelin e një opozite të fortë kundër modelit Rama-Meta, me argumente, me arsye, me shprehje të interesit dhe vizionit tonë si parti e vlerave, po ashtu si edhe një opozitë propozuese", u shpreh Basha.

"Në sesionin e ri të Kuvendit, do të vazhdojmë të çojmë përpara politikën tonë për ligjin, Kushtetutën kundër anti-Kushtueshmërisë", vijoi Basha.

"Asnjë hile e qeverisë, asnjë ligj nuk mund të kalojë pa reagimin e fortë të opozitës", vijoi Basha.

Duka marr shembullin e Serbisë, Basha akuzoi qeverinë se për shkak të bllokimeve të saj Shqipëria ende nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Në rast se kjo ndodh edhe një herë, kreu i PD-së u shpreh se bara do të bie vetëm mbi mazhorancën.

"Qeveria ka barën e provave për të marr statusin, në të kundërt bara do të bie mbi mazhorancën", nënvizoi Basha.

Sot nga ora 17:00 pritet që Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet për herë të parë për këtë vit.

Share This Video


Download

  
Report form