A1 Report - PD, Basha: Protestë masive në 20 shkurt,kundër qeverisë e varfërisë

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË - Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë thirrje që në datën 20 shkurt në 23 vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, të mbahet një protestë kundër qeverisë, kundër përkeqësimit të situatës ekonomike dhe varfërisë.

Deklarata e kreut të PD-së është bërë në mbledhjen e grupit parlamentar. Sipas Bashës, 23 vjetori i rrëzimit të monumentit nuk do të jetë vetëm një ditë kujtimi, por do të jetë edhe një protestë një marshim kundër varfërisë

"23 vjetori i rrëzimit të monumentit nuk do të jetë vetëm një ditë kujtimi, por do të jetë edhe një protestë një marshim kundër varfërisë, kundër përkeqësimit të gjendjej ekonomike. PD thërret në këtë marshim, të gjithë ata që janë mashtruar nga premtimet e Ramës, ata që janë hequr nga puna. Thërrasim të gjithë ish-të përndjekurit, ish-pronarët, pensionistët, të gjithë ata që janë mashtruar nga Edi Rama", theksoi Basha në fjalën e tij. "Pas ngritjes së komisionit hetimor, theksin e fjalës tonë tani do e vëmë tek ekonomia. Varfëria është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe për këtë mjafton të shikosh shifrat e institucioneve zyrtare. Kriza ekonomike është duke u thelluar. Pas ardhjes së qeverisë së re, është shtuar numri i qytetarëve që janë të papunë. Këto janë vetëm efektet e para të paketës së tyre fiskale", deklaroi Basha gjatë fjalës së tij.

Sipas Bashës, "premtuan hapjen e 300 mijë vendeve të punës, por deri tani nuk është bërë asgjë". Deri në muajin shtator duhet të hapen të paktën 70 mijë vende pune nëse duan të mbajnë premtimin, por shpresojmë që të mos shkojë në minus 70 mijë vende pune. Administratës i është bërë e qartë që nuk do të ketë rritje pagash", theksoi në fjalën e tij, kreu i PD-së.

Share This Video


Download

  
Report form