KAVAJË- "Kemi thirrur marshimin të Enjten në Tiranë, më 20 Shkurt në orën 14.00 në sheshin 'Skënderbej'. Të kthehen në binarët e ligjit, ose të ikin". Kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot, në takimin që mbajti në Kavajë me simpatizantët e PD.
"Marshimi është thirrur nga PD, opozita dhe do të drejtohet nga ne. Të vijnë ata që ishin në sheshin skënderbej në 20 shkurt 1991", ka thënë Basha, duke vërejtur se "Këto 5-6 muaj dyshja Meta-Rama kanë treguar qartë se çfarë është ligjore dhe kosnensulae është e papranueshme për ta".
Duke folur për Kryeministrin Edi Rama, ai ka thënë se "Arroganca e tij kronike dha goditjen e rradhës në atë që duhet të jetë panetoni ynë si vlerë: Po sulmojnë ligjin konsensucional për nënpunësin civil". Basha përmendi po ashtu edhe reformën territoriale, në të njëjtën linjë.
"Askush nuk e kishte pranuar sa do të shkonte kundërvënia e tij kundër ligjit, kushtetutës, qytetarëve, jetës dhe pronës së tyre dhe kemi arsye të plota të presim surpriza të tjera nga ky kryeministër, nëse nuk ngrihemi në këmbë të tregojmë forcën vendimtare të qytetarëve të lirë, që nuk pranojnë asnjë sekondë të qeverisen pa ligjin demokratik.
Rama e Meta po shkallmojnë edhe atë që e kemi ligj konsensual, reformën territoriale administrative. Ata kanë treguar qartë se ç'është ligjore e ç'është armiqësore për ta. Të ngrihemi në këmbë kundër tij për ta ndaluar dhe t'i tregojmë forcën tonë vendimtare që s'pranojmë të qeverisemi pa ligj", tha Basha.
TË RINJTË TË VINË T'I THONË RAMËS: MASHTRUES
Sipas Bashës, "Forca e PD është e lidhur pazgjidhshmërisht me demokracinë e vendit". "Asnjë parti në Shqipëri nuk konkurron dot me PD, përsa i përket integrimit europian dhe europianizimit të vendit", vërejti Basha, ndërsa bëri thirrje që "Të gjithë të rinjtë të vijnë t'i thonë Kryeministrit fjalën 'mashtrues'".
"Besoj se të gjithë ata që u mashtruan për legalizimin e premtuar, për shëndetësinë falas, të gjithë të përndjekurit, të rinjtë e mashtuar me premtimin e bujshëm të vendeve të punës do të jenë pjesë e protestës, për t'i thirrur me zërin e tyre kryeministrit: 'mashtrues'. Jo vetëm ata të mashtuar me mashtrime fallco, por të gjithë qytetarët anembanë Shqipërisë, që laku i krizës iu shtrëngohet përditë nga dështimet në ekonomi, rend dhe kudo, iu bëj thirrje për të qenë pjesë e marshimit. Le t'i japim të gjithë së bashku paralajmërimin tonë ndaj qeverisë. Ta shkundim qeverinë për papërgjegjshmërinë e saj".
MARSHIMI, PËRKUJTIM I 20 SHKURTIT 1991
"Iu uroj mirëseardhjen të rinjve, që po vërshojnë si rrallëherë të bëhën pjesë e PD. Krahëhapur i presim ne demokratët, të rinjtë në rradhët tona. Sa më rëndë godet paligjshmëria e qeverisë, aq më shumë rritet dhe forcohet kohezioni i demokratëve dhe njerëzve të këtij vendi", tha Basha.
Sipas tij, "Kjo është dita kur rinia shqiptare me aspiratë liridashëse dhe demokratike vërshuan nëpër sheshe, për të bërë ndarje dhe drejtësi të madhe nga e djeshmja, mjerimi. Për të ardhmen pa dik...