TIRANE - Thirrjes se kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për të protesuar para parlamentit i janë bashkuar dhe qindra qytetarë nga shumë rrethe të vendit.
Çdo kryetar bashkie ose komune demokrat kishte marrë një ditë më parë detyrën për organizimin e transportit të protesuesve nga rrethet.
Për organizimin e demokratëve të Gjirokastrës që erdhën për të protestuar kundër qeverisë së narkotrafikut kjo detyrë i ishte ngarkuar kryetarit të komunës së Lazaratit, Dasho Aliko.
Aliko ka mundur të sjellë në Tiranë rreth 50 persona, kryesisht bashkëfshatarë të tij, demokratë të orëve të para të cilët e shoqërojne sa herë në Tiranë Partia Demokratike ka tubime vijnë me makinat e tyre luksoze.
Demokratët e Lazaratit nuk kanë munguar as në protesten e rradhës për të cilën ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi qeverinë aktuale se e ka kthyer Shqipërinë në një Kolumbi.