A1 Report - Basha thirrje shqiptareve: Me 20 shkurt te gjithe ne proteste

Report TV 2015-08-21

Views 0

DURRËS-- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën që do të zhvillohet më 20 shkurt në Tiranë, në ditën e përkujtimit të rrëzimit të Enver Hoxhës.

"Të jemi bashkë në ftesën tonë ndaj qytetarëve shqiptarë pa dallime politike që të marrin pjesë në 20 shkurt në Tiranë, në përkujtimin e 23-vetorit të rrëzimit të diktatorit Enver Hoxha dhe në marshimin e protestës popullore", apeloi Basha nga Durrësi, ku ndodhet në një takim me anëtarët e rrinj të PD-së në Durrës.

Pjesëmarrja në protesën të organizuar nga PD-ja, sipas Bashës, është një detyrë qytetare në demokraci.

Ai ka folur edhe për anëtarësimin e të rinjve në Partinë Demokratike, që sipas Bashës janë frymë e re dhe shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.

Share This Video


Download

  
Report form