Report TV - Basha: Thirrje shqiptarëve të marrin në dorë parlamentin

Report TV 2018-05-03

Views 0

Pas mbi 5 orë ngujim, Lulzim Basha ka dalë nga Kuvendi duke deklaruar se ?Rregullorja e parlamentit shkelet se Rama dhe Ruci kanë frikë të përballen me të vërtetën e Shqipërisë atëherë ora e këtij parlamenti merr fund shumë shpejt. Në parlament debati zhvillohet në respekt të fjalës së lirë dhe bindjeve edhe kur mendimet janë të papajtueshme.

Me fjalë të tjerë, nëse në këtë parlament vendoset regjimi diktatorial, atëherë ka ardhur koha të themi paqja sociale është e rrezikuar dhe opozitës i lind e drejta të bëjë thirrje të marrin parlamentin në duart e tyre. Pas këtij atentati PD do të shqyrtojë këtë gjendje dhe do të rekomandojë që PD dhe aleatët e qytetarët, nuk do të lejojmë kurrë që ta kthejnë 30 vite pas orën e Shqipërisë".

Share This Video


Download

  
Report form