Ora News – Basha thirrje shqiptarëve: Merrni në duar parlamentin

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se paqja sociale është e rrezikuar. Për këtë ai tha se opozitë si lind e drejta që ti bëjë thirrje qytetarëve që të marrin në dorë parlamentin.
Basha: Parlamenti është vendi ku debati politik zhvillohet në respekt të fjalës së lirë dhe në respekt të çdo qytetari shqiptar pavarësisht bindjeve politike. Edhe kur mendimet janë krejtësisht të papajtueshme është ky Parlament që garanton paqen sociale dhe bashkëekzistencën demokratike.
Me fjalë të tjera, nëse në këtë Parlament vendoset të rikthehet edhe njëherë regjimi diktatorial që për 50 vite ndaloi mendimin ndryshe, dhe ekzekutoi në të gjitha format dhe mënyrat opozitën dhe mendimin kundër, atëhere ka ardhur koha të themi të vërtetën troç; paqja sociale është e rrezikuar, bashkëekzistenca demokratike është e rrezikuar dhe opozitës i lind jo vetëm e drejta por, detyrimi, ti bëjë thirrje shqiptarëve të marrin Parlamentin në duart e tyre.
Basha tha gjithashtu se PD të shqyrtojë gjendjen dhe më pas do të marrë një vendim. Por ai tha se PD, aleatët dhe qytetarët nuk do lejojnë që Rama dhe Ruçi ta kthejnë Shqipërinë 30 vjet prapa.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-thirrje-qytetareve-merrni-ne-duar-parlamentin-e-shqiperise/

Share This Video


Download

  
Report form