"Rama ik" Protesta e PD-së të premten para Kryeministrisë, Basha: Shqipëria si Kolumbi

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Tirane- Partia Demokratike do të dalë sërish javën e ardhshme në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, si përgjegjës për kthimin e "Shqipërisë në një Kolumbi europiane të drogës", siç e quan kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Ndryshe nga protesta e 14 majit e cila u organizua para Kuvendit, të premten e 23 majit, në orën 11:00 protesta do të zhvendoset para kryeministrisë.
Kryetari i PD-së i bëri thirrje të gjithë qytetarëve, socialistë dhe demokratë t'i bashkohen kësaj proteste për të larguar Edi Ramën si përgjegjës kryesor për të situatën e krijuar, ku droga prej 5.6 tonë e kapur në Gjermani është këmbanë tjetër alarmi që bie pas avionit në Divjakë.
Ndërsa paradite në selinë blu Basha thirri deputetë, koordinatorë dhe struktura drejtuese të partisë në rrethe për të organizuar mbarëvajtjen e protestës.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form