A1 Report - Basha ne zyren e Berishes PD drejt ndarjes e fraksionimit

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE- Situata në shtëpinë e demokratëve s'është e qetë. Nëse zgjedhja e kreut të ri të partisë Lulzim Basha sipas parimit "një anëtar një votë" u duk sikur e qetësoi trupën humbëse të kësaj partie dhe niveloi traumën paszgjedhore, tashmë po konturohet një situatë tepër e rrezikshme në këtë parti, që pritet të hyjë në zgjedhjet e saj të brendshme përmes përplasjeve dhe debateve të forta. Me sa duket precipitimi i situatës ka bërë që kryetari i ri Lulzim Basha, të ngjisë shkallët për te zyra e "babait" të tij shpirtëror Sali Berisha dhe për të diskutuar ecurinë e mëtejshme të punës në këtë parti, që është mbërthyer jo vetëm në përplasjet e pafrytshme me mazhorancën e majtë qeverisëse, por dhe brenda partisë për shkak të produktit negativ që krijoi udhëzimi i ri për anëtarësinë dhe zgjedhjet brenda saj.

Kreu i PD-së, Basha, mësohet të jetë parë pak pas mesdite të hyjë në zyrën luksoze të ish-kreut demokrat, njëherësh ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila ndodhet përballë RTVSH, për të qëndruar aty mbi një orë. Mësohet se biseda është përqëndruar rreth situatës politike në vend, aksionit opozitar që nuk po krijon terrenin e duhur për opozitën për shkak të kauzave të dobëta që janë përdorur, por dhe kauzave të rrezikshme e të paprova e fakte kundër Forcave të Armatosura shqiptare, aq sa ka detyruar SHBA-në që përmes ambasadorit të saj në Shqipëri, Aleksandër Arvizu të ndërhyjë për të pushuar këtë luftë të paprinciptë ndaj qeverisë e përlyerjes së FA-ve, ku me një gjuhë të ashpër është kërkuar që të ndërpritet një opozitarizëm i tillë që dëmton vendin, dhe për pasojë dhe vetë partinë që e inicion këtë luftë politike përmes sulmeve ndaj ushtrisë, pasi Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Situata me sa duket ka qenë aq emergjente sa Basha ka kërkuar dhe ndihmën e "mendjen" e "ustait" të madh, pasi nga takimi përmbi një orë në zyrën e Berishës, ka dalë akoma më i menduar. Situata duket jo premtuese.

Fraksionimi
Anëtarësia e PD-së në këtë fushatë zgjedhore, gati më pak se një vit pas humbjes rrënuese në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, gjendet më e pozicionuar se kurrë kundër kupolës drejtuese dhe shumë pranë ndarjes dhe fraksionimit të saj, që nuk është e para herë për PD-në. Kështu anëtarët demokratë të vitit 1990-1991, udhëzimin e Bashës që të riregjistrohen në listat e reja të anëtarësisë, ndryshe nuk do figurojnë më si anëtarë të PD-së e kanë marrë me shumë rezerva, teksa nuk janë paraqitur në seksionet dhe grupseksionet në rrethe dhe në Tiranë për të bërë përtëritjen e anëtarësisë.

Argumenti i tyre sipas burimeve është, se ata janë demokratë të orëve të para dhe s'kanë pse rianëtarësohen dhe njëherë në PD, duke e cilësuar udhëzimin e Bashës në funksion të këtij qëllimi një fyrje për ta dhe kontributin e tyre si qëndrestarë ndër vite. Ndërkohë që ky kontigjent do mbetet jashtë listave të anëtarësisë, duke sjellë dhe largimin e tyre nga PD. Në të njejtën gjatësi vale janë dhe ata demokratë, që po e gjejnë veten jashtë seksioneve të PD-së, për ...

Share This Video


Download

  
Report form