http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas shumë vitesh, kryetari i Kuvendit, njëherësh Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, shkon në zyrën e ish-kryeministrit dhe ish-aleatit të tij Sali Berisha. Tema e bisedës, situata politike dhe marrëveshja Rama-Basha. Për mediat, Meta tha se ishte i kënaqur për paktin politik.?Nuk kam qenë ndërmjetësuesi, por imponuesi i kësaj marrëveshjeje. Ëndrra ime është të ketë një marrëveshje dhe kontributi im është për një marrëveshje.?Ilir Meta nuk ka dha detaje për takimin me Berishën, por ripërsëriti vlerësimin për të. Ky nuk ka qenë takimi i vetëm që Sali Berisha pati këtë të enjte. Në zyrën e tij, ka shkuar edhe republikani Fatmir Mediu.?Çdo marrëveshje ka vlerë kur i shërben mundësisë që qytetarët shqiptarë të jenë ata që do të vendosin, mendoj se marrëveshja do ja vlejë dhe kam qenë pjesë e angazhimit për të pasur një marrëveshje që të ketë vlerë.?Takimet u zhvilluar vetëm pak metra larg Pallatit të Kongreseve, ku në ndërkohë drejtuesit e dy partive kryesore në vend, Basha dhe Rama po detajonin marrëveshjen politike, të dakordësuar një natë më parë.