TIRANE- Partia Demokratike mbledh Konventën Kombëtare të të zgjedhurve vendore demokratë. Kjo është konventa e parë por kryetari i PD-së Lulzim Basha i cili mban dhe postin e kryetarit të shoqatës së kryebashkiakëve të PD-së thotë se "Do të jetë një forum me rrugë të gjatë".Basha tha se qeveria demokratike i hapi rrugë marrjes së statusit të vendit kandidat dhe ia la të gatshëm në tavolinën
"Ka ndodhur rrotacioni. Në pushtet kanë ardhur të majtët. Ky është një fakt që e kemi njohur duke e pranuar si dhunti europiane. Pavarëisht nga rezultati duhet të jemi krenarë me arritjet e qeverisë së kryeministri Berisha që zhvilluan zgjedhjet më të mira dhe hapën përfundimisht statusin e vendit kandidat dhe PD plotësoi një nja një të gjithë, dhe pritet i gatshëm në tavolinë dhe kjo qeveri s'ka çtë bëjë tjetër veç të shkojë në Bruksel ta marrë në emër të shqiptarëve. Nuk do të ishim realist të thonim që me qeverinë socialsite të ishte njësoj si me atë të PD-së.
Nuk dua të paralajmëroj probolemet që na takon me qeverinë Rama.