A1 Report - Koreografi Angjelin Preljocaj: Kam ardhur te luaj rolin tim ne Shqipëri

Report TV 2015-08-22

Views 1

Dita e Europës që manifestohet më 9 maj sjell në Shqipëri koreografin me famë botërore Angjelin Preljocaj. Preljocaj do të ngjisë në skenë dy shfaqje hip-hop, ku njëra do të jepet me katër balerinë, përmes stilit personal të koreografit. Shfaqja e dytë do të jetë sërish balet hip-hop i luajtur nga balerinët shqiptarë, me një koreografi për të cilën Preljocaj thotë se e ka përgatitur për balerinët Nju Jorkut. Shfaqjet titullohen "La Stravaganza" dhe "Royaume Uni", ku mishërohet edhe stili personal i koreografit Preljocaj. "La Stravaganza" është vënë në skenat e mëdha botërore dhe është një ndërthurje mes klasikes dhe modernes. Preljocaj thotë se këtë vepër e ka shumë për zemër, sepse është thelbi i krijimtarisë së tij të suksesshme.
Angjelin Preljocaj kthehet në vendin e origjinës, 20 vjet pas performancës "Dasma" në vitin 1994. Ai u shpreh se tek artistët e operës dhe baletit gjen shumë energji dhe dëshirë dhe thekson "Shoh se ka shumë kapacitete të baletit shqiptar dhe kam ardhur të luajë rolin tim në Shqipëri". Angjelin Preljocaj së bashku me bashkëpunëtoren e tij Naomi Perlov prej ditësh po punojnë intensivisht me balerinët e Teatrit të Operës dhe Baletit për përgatitjen e kësaj shfaqjeje. Naomi Perlov e njohur për mjeshtërinë e saj vjen nga Izraeli. Në repertorin e Perlova-s numërohen me qindra shfaqje që kanë prekur skenat më të famshme të botës, ku spikat baleti kontemporan.
Premiera e datës 9 maj realizohet nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ministria e Kulturës, Ambasada Franceze, etj. Nuk ka munguar as kontributi i drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Ilir Kernit, i cili u shpreh se është i lumtur që bashkëpunon me koreografin e madh Angjelin Preljocaj. "Preljocaj është një nga koreografët më të famshmën në botë", thotë Kerni, duke shtuar se ndihet i lumtur për këtë bashkëpunim. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kujton takimin me koreografin në Paris kur biseduan pak muaj më parë për bashkëpunimin dhe shtoi se Preljocaj "e sjell Europën në Shqipëri". Koreografin Angjelin Preljocajt e kanë nderuar me praninë e tyre në konferencën për shtyp i ngarkuari me punë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Clive Rumbold, i cili kujtoi se po mbushen dhjetë vjet që nga procesi i hyrjes në BE të vendeve "që kishin dekada të ndara" dhe ambasadorja e Francws Cristine Monro. Rumbold tha se "Kam vërtetë një kënaqësi të veçantë që do të kemi koreografi në ditën e Europës të koreografit të madh Angjelin Preljocaj". Rumbold komentoi se projekte të tilla sjellim filozofinë e funksionimit të vendeve të BE"-së. Ambasadorja e Francës në Shqipëri Cristine Monro ka shprehur emocionet e saj për shfaqjen e koreografit të madh francez me origjinë shqiptare. Ajo e ka vlerësuar kontributin e Preljocaj në modernizmin e baletit në Europë dhe më gjerë. Koreografi me famë botërore Angjelin Preljocaj do të ngjis në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit dy pjesë me koreografi dhe regji të tij: "La Stravaganza" dhe "Royaume Uni"

Share This Video


Download

  
Report form