A1 Report - Sinanaj te shtypi grek: Kam kryer 27 vrasje në Shqipëri, Greqi dhe Itali

Report TV 2015-08-21

Views 27

ATHINË- Arrestimi i 30-vjeçarit të akuzuar si vrasës me pagesë, Julian Sinanaj, ka tërhequr vëmendjen e policisë dhe medias greke. Gazeta 'To Vima" shkruan se Sinanaj, i arrestuar të shtunën nga policia në Tiranë, ka pranuar tek autoritet vëndase se ka kryer 27 vrasje në 3 shtete, në Shqipëri, Greqi dhe Itali.

Kishte shkuar në Greqi me familjen në vitin 1997 dhe ishte përfshirë që në moshë të mitur në vrasje me pagesë.

Gazeta greke shton se autoritetet shqiptare, kanë deklaruar se mes krimeve të dyshuara 30-vjeçari Julian Sinanaj, ka pranuar se ka vrarë dy persona më 1 korrik të vitit 2011, jashtë restorantit "Mamacas" në Gazi në tokën helene.

Njëri prej personave të vrarë mendohet të ketë qenë i përfshirë në një rreth grabitjesh dhe më herët kishte bërë edhe një grabitje në Zvicër, ndërkohë që personi tjetër ishte i pafajshëm.

Sinanaj është i dyshuar pas deklaratave se ka marrë pjesë në një sulm me bomba kundër pallateve të drejtësisë në Selanik.

Në këtë sulm, të ndodhur më 15 maj të vitit 2010, një bombë me sahat ishte vendosur në tualetet e Gjykatës dhe ka shpërthyer kur 50 punonjës të gjyqësorit dhe avokatë ndodheshin në ambientet e Gjykatës, duke plagosur lehtë një person.

Policia greke, ka dërguar një grup personash për të marrë në pyetje 4 personat në Shqipëri, për të nxjerrë në fund nëse Sinanaj, ka qenë i përfshirë në krimet që ka deklaruar, nëse e ka ekzagjeruar, apo ka motive të tjera.

Autoritetet shqiptare, thonë se 30-vjeçari është një vrasës i pamëshirshëm dhe se i janë marrë shumë seriozisht akuzat.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS