Koreografi me famë botërore Angjelin Preljocaj ka mbërritur nga Franca në Tiranë për spektaklin madhor të një baleti modern që do të shfaqet më katër tetor në Pallatin e Kongreseve.
I cilësuar si premiera e krijimit, baleti i Preljocaj do të vijë i mbështetur ne lirinë e interpretimit.
?Pjesa e parë është me dy kërcimtarë. është një balet i vjetër i 89-ës, por tani po provojmë një krijim të ri. Dhe, hera e parë e shfaqjes së kësaj krijimtarie është në Shqipëri. Baleti quhet stil life dhe vijon 50 minuta" shprehet Preljocaj
Preljocaj rrëfen emocionet e rikthimit në vendin e origjinës.
?Është sikur të kthehesh gjithnjë në shtëpi dhe kur vij këtu jam gjithnjë i gëzuar. Në fakt edhe kur ktheme në Francë më duket sikur kthehem në shtëpi, sepse Franca më rriti dhë më dha një emër.Po në të vërtetë është diccka e tillë brenda meje, që më duket sikur kam dy burime. Një burim të mendjes që e gjej atje në Francë dhe një burim të shpirtit tim që e gjej këtu. " rrwfen Preljocaj.
Pjesë e trupës së Preljocajt është edhe balerini i ri shqiptar Redi Shtylla.