Rudina/ “Me syte e kllounit”, Saimir Cili flet per shfaqjen ndryshe ne Cirkun Kombetar (26.01.2018)

RTV KLAN 2018-05-11

Views 1

?Nga sytë e kllounit? kështu titullohet shfaqja që ka si qëllim jo vetëm fëmijët, por dhe publikun e rritur.
Ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim shfaqja sjell në vëmendje se dhuna në shoqëri nuk sjell asgjë të mirë, por fëmijët nuk do të kuptojnë asgjë sepse me ta merret kllouni.
Kllouni është simboli i Cirkut dhe personazh shumë i dashur për fëmijët, por edhe personazh tragjikomik. Drejtori i Cirkut Kombëtar Saimir Çili i cili ishte i ftuar në studion ?Rudina?, në Tv Klan i ftoi të gjithë të shijojnë shfaqjen çdo të shtunë dhe të dielë në orën 11:00 deri në fund të muajit Mars.
?Fëmijët mund të shikojnë shfaqjen ?Me sytë e kllounit? çdo të shtunë dhe të dielë në orën 11:00 në Cirkun Kombëtar. Kllouni është personazh tragjikomik, ai vuan dhe ndërkohë duhet të bëjë për të qeshur të tjerët. Ai përmbledh personazhet dhe jetët tona i bën bashkë për të thënë se nga dhuna asgjë nuk vjen, vetëm persona më të ligë për shoqërinë, ky është edhe mesazhi i shfaqjes?, tha Çili.

Share This Video


Download

  
Report form