A1 Report - Tiranë, çamët-Papuliasit: Luaj rolin e pajtuesit, mbaj fjalën e dhënë

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË - Për më shumë se 30 minuta, (ora 10:00- 10:40) shoqata "Çamëria" zhvilloi një proteste para Piramidës, pak metra larg Presidencës, ku presidenti grek Papulias u prit me një ceremoni zyrtare nga presidenti Nishani.

Ata i kërkojnë presidentit Papulias të ndërmarrë inisiativën e heqjes së ligjit të luftës, dhe të mbajë fjalën për hapjen e negociatave për zgjidhjen e çështjes çame. Ata i kujtuan Papuliasit deklaratën e tij të bërë në 1993 kur ishte shprehur se çështja çame do të zgjidhet pas 20 vitesh.

"Ne i themi sot se 20 vite kaluan ndaj Papulias duhe të mbajë fjalën dhe të japë kontributin për zgjidhjen e çështjes çame. Të ndërmarrë inisiativën e heqjes së ligjit të luftës që mban peng ligjin e pronave. Çështja çame do të kontribuonte mes marrëdhënieve të dy vendeve. Nuk mund të ketë miqësi mes dy vvendeve nëse mbetet e pazgjidhur kjo çëshje. Politika greke të ndërmarra hapa për zgjidhjen e saj. Ne nuk bëjmë kompromise për çështjen tonë, është cështje historike politike dhe kërkohet vullnet politik. Nuk ka sesi Greqia t'i shmanget këtij vullneti. Inkurajojmë institucionet e shtetit shqiptar që në emër të parimit të reciprocitetit të bëjnë detyrën Kushtetuese për zgjidhjen e çështjes çame. Koha është tani e nuk pret. Jemi më të vendosur për zgjidhjen e çështjes came. Provat i kemi dhënë. Rezoluta është një hap për insitucionalizimin e kësaj çështjeje" "- tha Ardian Tana, kreu i shoqatës Çamëria

Share This Video


Download

  
Report form