A1 Report - Grasso ne Tirane: Të jeni vigjilent ndaj krimit, nxisni "antimafien e shpreses"

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - "Për të mos vdekur nga mafia" dhe "Leksione për mafien", janë dy librat e Presidentit të Senatit të Republikës së Italisë, Pietro Grasso, ish-prokurorit e gjyqtarit që sjell përmes radhëve të këtyre librave, 43 vitet e jetës profesionale kushtuar luftës kundër mafias, mbrojtjes së ligjshmërisë dhe të drejtave themelore të italianëve.

Nën moderimin e gazetarit Carlo Bollino, në një ceremoni të posaçme në Pallatin e Kulturës, u prezantuan dy botimet në prani edhe të ambasadorit Italian në vendin tonë, Massimo Gaiani.

VIGJILENCE NDAJ KRIMIT, KUJDES NGA NDERMARRJET "MAFIOZE"
Mes rrëfimit të gjatë për historinë e suksesit ndaj mafias italiane dhe preceseve të gjata kundër grupeve kriminale, Grasso erdhi dhe me një apel për Shqipërinë. Ai tha se edhe vendi ynë duhet të jetë vigjilent ndaj krimit dhe ndaj korrupsionit. Ajo çka Grasso i mëshoi fort, ishte reagim social, indinjata e shoqërisë e cila i thotë JO mafies. "Jo vetëm shtypje e mafies nga prokurorët dhe gjyqtarët, -thotë Grasso, por edhe nga forca reaguese e qytetarëve. Shqipëria, sipas Grassos, duhet të ketë kujdes gjithashtu nga disa ndërmarrje, të cilat edhe pse nuk janë të mafies, nga mënyra se si ato drejtohen, që nuk paguajnë punonjësit e që krijojnë monopol në tregun e lirë.

"INDINJATE SOCIALE PER T'I THENE JO MAFIES"
Pyetjes së gazetarit Bollino se si mund të luftohet mafia jo vetëm duke u shtypur, por edhe me bashkëpunimin e shoqërisë, Grasso ju përgjigj: Nga antimafia e shpresës. Një koncept që sipas tij, mbështetet mbi të rinjtë që do jenë drejtuesit e rinj, që të mos humbasin kulturën e ligjshmërisë.

"MAFIA MULTITRAFIK NE SHQIPERI, DROGE DHE MBETJE PERMES EMIGRANTEVE"
Grasso tha se edhe në Shqipëria narkomafia ka trafikuar drogë përmes emigrantëve. Madje, jo vetëm kaq. Sipas tij, ka ekzistuar një "multitrafik", ku trafikoheshin jo vetëm emigrantë me drogë, por në të njëjtën kohë Shqipëria ka shërbyer edhe si destinacion për trafikun e mbetjeve. "Mafia gjithmonë përpiqet të nxjerrë fitim me sa më pak dëme të jetë e mundur. Të gjitha mafiet ju drejtohen të gjitha aktiviteteve, jo vetëm të mbetjeve por edhe të emigrantëve, kjo është arsyeja pse flisja për multitrafik, pasi trafikoheshin emigrantë me drogë, por në të njëjtën kohë kishin edhe mbetje", u shpreh ish-prokurori.

"DISA ZONA MES SHQIPERISE E KOSOVES, "DEPOZITA" TE LENDEVE NARKOTIKE"
Grasso tha se është menduar se mes Shqipërisë dhe Kosovës, në disa zona depozitoheheshin sasi të mëdha të lëndëve narkotike, ku nga këto pika supozohej se mund të furnizoheshin vende të ndryshme të Europës, pavarësisht se hetimi nuk u thellua. "Mbi të gjitha dua të them se trafiku i lëndëve narkotike është problemi kryesor, madje është menduar se mes Shqiopërisë dhe Kosovës, në disa zona depozitoheshin sasi të mëdha të lëndëve narkotike pasi supozohej se nga këto pika mund të furnizohej shpejt vende të ndryshme të Evropës. Madje rruga afrikane që u tregua si rrugë e drogës, kjo po zëvendësohej nga Shqipëria. Pra kishte dyshime p...

Share This Video


Download

  
Report form