Report TV - 26 vjet në karrike me rrota, përballjet e Shpresës me rrugët e Tiranës

Report TV 2016-12-03

Views 2

Të jesh me aftësi të kufizuar, nuk limitohesh vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht.

Ky është shqetësimi që ngre Shpresa Spahiu, e cila ka 26 vite që ndodhet në karrocë me rrota. Mungesa e infrastukturave rrugore, apo edhe paragjykimi për punësim, nuk jau lehtësojnë aspak jetën kësaj kategorie të shoqërisë.

Shpresa Spahiu ka që në moshën 16 vjeccare që i është lidhur jeta pas karrocës me rrota. Aktualisht është mbi të 40-ta, dhe kalimi i viteve duke u përpjekur dhe sfiduar nuk ja kanë larguar buzëqeshjen nga fytyra. Ka një vit e gjysëm që jeton e vetme ne një shtëpi me qera. Edhe pse shprehet se e përballon ccdo gjë vetë, sërish nuk mund të fshehë vështirësitë.

Share This Video


Download

  
Report form