Report TV - 50 vjet Banda e Tiranës, muzikantët festojnë modestisht mes miqsh

Report TV 2016-02-28

Views 7

Një përvjetor i qetë, modest e me pak njerëz, i tillë ka qenë 50-vjetori i Bandës së Tiranës. Instrumentistë të bandës, veteranë dhe muzikantë të rinj, festuan veshur me kostumin tradicional, duke vlerësuar punën dhe arritjet e njëri-tjetrit, motivim ky që i ka munguar në 5 dekada punë.

Fillimisht, si një orkestër frymore amatore, Banda e Tiranës me kalimin e viteve u bë Orkestra Frymore Profesioniste e kryqytetit. Një nga veteranët e bandës, që u bë pjesë e saj qysh prej fillimit, pohoi se instrumentistët punonin në kushte të tmerrshme, për vetëm 1000 lekë në muaj, pa një vend ku të praktikoheshin apo instrumenta.

Drejtoresha e Qendrës Kulturore Tirana Jonida Beqo, e vetëdijshme për nënvlerësimin që i është bërë punës së bandës, i falënderoi për kontributin dhe pasionin me të cilin kanë punuar.

Koncerti ishte ideuar të kishte interpretime të ndryshme nga repertori i Bandës ndër vite, duke filluar që nga Himni e për të vazhduar me pjesë të ndryshme muzikore.
Muzikantët e bandës u vlerësuan me çertifikata mirënjohjeje, ndërsa u promovua dhe libri ?Orkestra Frymore e Tiranës? i autorit Sirri Rroji, dirigjentit të parë të Bandës së Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form