Ditën e dielë nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 14:00 të drekës, do të zhvillohet për herë të parë Maratona e Tiranës.
Kjo do të sjellë bllokimin e disa rrugëve ne kryeqytet. Aspasia Kerxhalli, Drejtore e Rinisë në Bashkinë e Tiranës thotë se bllokimi i rrugëve do të nisë që në orën 5 të mëngjesit.