A1 Report - Raporti vjetori i AKEP, Xhixho: Nuk ka monopol te tregut telefonik

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - Në diskutimin për raportin vjetor të 2013-tës, të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, kreu i këtij institucioni Pirro Xhixho, i pyetur nga deputetët e majtë për situatën e telefonisë në vend, u përgjigj se nuk këmi të bëjmë me një monopol të tregut.

"Të kesh një larmi kaq të madhe operatorësh, dhe të thuash se kemi monopol, mua më duket se fjala monopol nuk i shkon këtij sektori. Këtu ka një konkurencë shumë të madhe ku ofertat janë të përjavshme. Ka një ulje të rëndësishme të tarifave. Konsumatori tek ne nuk ka ardhur të thotë nuk jam mirë, por thotë jam mirë." tha Xhixho.

Diskutimi vijoi dhe per tregun e telefonisë fikse.

"Mund të themi që në raport me telekomet, në rajonet më tej është më i ulëti. Janë katër operatorë sot shumë të fuqishëm që kanë hyrë në treg. Si të mos jetë i rëndësishëm operatori më i madh në treg e ti themi ik në fund i ke asetet, por mos i përdor, shko për punë tjera edhe lëre sektorin." u shpreh Xhixho.

Kryetari I bordi të drejtuesve të AKEP, Piro Xhixho deklaroi përpara komisionit të Veprimtarisë prodhuese se në vitin 2013, numri I përdoruesve të telefonisë celulare është rritur me 4 %, nga 3.5 mln në 3.7 mln, ndërsa tarifat e shërbimeve celulare kanë vazhduar me tendencën e tyre reduktuese për shportat e konsumit mesatar dher konsumit të lartë, respektivisht me 35% dhe 28%.

Share This Video


Download

  
Report form