Report TV - Yzeiri: Universitetet tona ende me modelin sovjetik, nuk i përgjigjen tregut të punës

Report TV 2018-10-16

Views 0

Nisja e vitit të ri akademik ka sjellë sërish në qendër të vëmendjes fenomenin e reduktimit të numrit të studenteve nëpër auditoret tona. Mijëra studentë edhe këtë vit kanë zgjedhur të studiojnë apo të largohen jashtë vendit, dhe kjo konfirmohet nga numri në rënie i studentëve por dhe mbyllja e disa degëve. Ishte pikërisht kjo tema që u diskutua sot në emisionin Rreze Dielli në Report, ku pedagogu Ilir Yzeiri tha se arsimi në vendin tonë përballet më shumë probleme.

Ne nuk vuajmë nga mungesa e mësuesve, ne vuajmë sepse tregun e kemi mbytur me mësues. Kjo ka ndodhur për shkak të miopisë që kanë treguar të gjitha qeveritë që nga viti 1990 e këtej, të cilat nuk janë marrë me modelin e shkollës shqiptare. Nuk kanë ndërmarrë studime të tilla për të parë lëvizjen e brendshme të popullsisë, tendencat që ka shoqëria shqiptare dhe për të strukturuar pastaj programet në mënyrë të tillë që të mos mbetin shkollat shqiptare me modelin e shkollave sovjetike. Universitetet tona kanë akoma modelin e shkollës sovjetike. Modeli i shkollës sovjetike është të përgatisë mësues dhe edukatorë. Për shembull gjuhë letërsi, në asnjë vend të botës nuk ka degë gjuhë-letërsi. Apo edhe histori ?gjeografi ose bio-kimi. Pra modeli ynë i universiteteve nuk i përgjigjet tregut aktual të punës. Për këtë arsye janë hapur disa degë të reja. Për shembull dega profesionale e sekretarisë në Elbasan.

Ilir Yzeiri, pedagog
Në këtë vit të ri shkollor duket se më pak student do të prekin bangat e universiteteve duke rrezikuar kështu edhe mbylljen e rreth 40 degëve për shkak të mosplotësimit të kuotave. Këtë gjë e pohoi edhe pedagogu Ilir Yzeiri nga studioja e emisionit ?Rreze Dielli?

Share This Video


Download

  
Report form