A1 Report - "Të ulen taksat", Jaka: Nuk faturohen produktet vendase

Report TV 2015-08-22

Views 6

TIRANE - Në një kohë kur administrata doganore dhe tatimore është vënë në shënjestër për shkak të mos realizimit të planit të të ardhurave, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka bën apel për uljen e taksave . Sipas tij, ulja e tarifave do të ishte rruga më e mirë për të luftuar evazionin.

?Lidhur me zërin e TVSh-së unë mendoj që ka ndikim edhe sistemi i taksave rritja e tyre sepse TVSH-ja është evazion i mirëfilltë ku sipërmarrja pretendon të shmangë pagesën e saj e cila shmang dhe në fundore edhe pagesën e tatim fitimit të dividentit. Është domosdoshmëri që lufta kundër evazionit dhe informalitetit të shoqërohet edhe me sistem tarifor më të ulët të taksave në mënyrë që të zgjerojmë bazën dhe të rrisim eficencën e kontrollit?, - thotë Jaka.

Jaka thotë se mosrealizimi i mbledhjes së TVSh-së vjen për shkak se produktet vendase nuk faturohen.

?Pavarësisht se qeveria shqiptare e bëri të mundur rimbursimin e TVSH-së për produktet bujqësore dhe blegtorale prapë kemi një problem shumë të madh në kontrollin dhe faturimin e tyre pasi sot fermerët shqiptare nuk pretendojnë nuk dëshirojnë të bëhen subjekte të kodit të fermerit?, - shprehet kreu i Dhomës së Tregtisë.

Teksa vlerëson masat shtrënguese të qeverisë për kasat fiskale, Jaka sugjeron penalitete edhe për inspektorët tatimor që sipas tij, në shumë raste lejojnë evazionin.

?Është mëse normale që të ketë masa shtrënguese për inspektorët të cilët kapen në flagrancë apo kapen në zonat e tyre të cilët nuk zbatojnë ligjin dhe nuk marrin masa ndëshkuese ndaj sipërmarrëseve dhe bizneseve duke bërë paktet e tyre për të përjashtuar një shtresë të caktuar të bizneseve duke i favorizuar ata?, shprehet Jaka.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë e cilëson të ashpër vendimin e kryebashkiakut të ri Veliaj për moratoriumin një vjeçar të lejeve të ndërtimit. Propozon që masterplani të përmbyllet brenda gjashtë muajve.

?Nuk jam me idenë e bllokimeve dhe rishikimeve të atyre që janë bërë duke përjashtuar raste sporadike të cilat cënojnë rëndë urbanistikën apo interesat publike dhe është mëse normalë që kjo gjë duhet të rishikohet në mënyrë që të hiqet dorë një herë e përgjithmonë nga klientelizmi dhe preferencat sporadike që kryetarët e bashkive mund të kenë me njërin apo me tjetrin. Është shumë e rëndësishme dhe sipërmarrja po e pret me padurim që të ketë një masterplan të madh të Tiranës, mund të rakordohet që rishikimi i planit rregullues mund të bëhet edhe për 6 muaj nuk ka nevojë për një vit?, përfundoi kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka.

Share This Video


Download

  
Report form