A1 Report - Miratohet raporti qe "hetoi policine" Balla:Ne 8 vite degraduat blute

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - Përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës për lëvizjet në polici kanë vijuar edhe në seancën e sotme plenare ku diskutohej raporti i Komisionit Hetimor "Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi gjatë procesit të lëvizjeve të burimeve njerëzore të Policisë së Shtetit".

Parlamenti miratoi me 72 vota pro raportin e mazhorancës për Komisionin Hetimor për lëvizjet në polici, ndërsa raporti i opozitës vetëm është diskutuar pasi nuk kishte kaluar më parë në këtë Komision.

Deputeti i PD-së, Arben Ristani akuzoi Drejtorin e Përgjithshëm në policinë e Shtetit, Artan Didi se ka vrarë një të pafajshëm, ndërsa shtoi se në radhët e policisë janë emëruar persona që kanë lidhje me krimin, trafikun e drogës, qenieve njerëzore e kontrabandën e naftës.

Ndërkohë që sipas deputetit socialist Balla përpara krijimit të qeverisë së re konfirmohej degradimi i plotë i Policisë së Shtetit duke theksuar se ka pasur ankesa të shumta për ushtrim dhune nga ana e policisë, gjoba të vendosura pa të drejtë, tejkalim të kompetencave të shtetit dhe shkelje me emërimet apo edhe me konkurimet për gradimet. Socialisti Balla ka akuzuar mazhorancën e djeshme se në 8 vite ka shkatërruar policinë e shtetit, duke cituar një dokument të bërë publik nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, para ardhjes së të majtës në pushtet.

Ristani: Didi në krye të policë në kundërshtim me ligjin, ka vrarë një të pafajshëm
ORA 19:10 Deputeti i PD-së, Arben Ristani në cilësinë edhe të kryetarit të komisionit hetimor për shkarkimet në polici, gjatë seancës së Kuvendit paraqiti konkluzionet e hetimit.

Sipas Arben Ristanit shkarkimet në polici janë bërë në kundërshtim me ligjin, po ashtu shtoi se edhe emërimet e reja janë të kundraligjshme, ku theksoi se drejtori i policisë së shtetit dhe 12 drejtues të policisë në qarqe janë emëruar pa pasur gradën e nevojshme.

"Shkarkime janë bërë me urdhër politik të ministrit Tahiri, bëhet fjalë për ata policë që udhëhoqën operacionin për arrestimin e babait të tij. Motivacionet ishin të stisura, u larguan profesionistë të trajnuar. Asnjë largim për shkak të mungesës së performancës apo mungesë arsimi. Është larguar kupola e policisë brenda një nate."-tha Ristani.
Duke vijuar me tej me leximin e raportit në cilësinë e kreu të Komisionit Hetimor për lëvizjet në polici, Ristani akuzoi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë se gjatë një aksioni policor në vitin 1999 ai ka vrarë një të pafajshëm.

"Artan Didi nuk përmbush asnjë prej kritereve ligjore. Ligji kërkon të ketë arsim përkatës policor, pra Akademinë e Policisë. Ai është pa eksperiencë, pa arsim dhe pa profesionalizëm. Vrau një të pafajshëm në aksion. Vrasja duhet të ishte diskutuar si çështje penale",-tha Arben Ristani.

Ristani shtoi ndër të tjera se në radhët e policisë janë emëruar persona që kanë lidhje me krimin, trafikun e drogës, qenieve njerëzore e kontrabandën e naftës, ndërsa theksoi se janë rikthyer në policinë e shtetit komisonerë të PS në zgjedhje.

Share This Video


Download

  
Report form