A1 Report - Nëna:Më mbajtën djalin 4-vjeç në polici, blutë: E lamë me të atin

Report TV 2015-08-22

Views 0

POGRADEC - Policia e Korçës ka reaguar zyrtarisht lidhur me pretendimet e një nëne nga fshati Lekas i Pogradecit se fëmija i saj ka qëndruar për orë të tëra në komisariat.

Sipas policisë mbrëmjen e 12 gushtit fëmija 4 vjeç ndodhej në makinën e babait të tij, i cili u arrestua në rrugën Korçë ?Pogradec me lëndë drusore të prera pa leje.

36 vjeçari, Bledi Leka u arrestua në prani të shefit të komisariatit të Pogradecit dhe u shoqërua në ambientet e policisë.

Blutë e Korçës sqarojnë se menjëherë pas arrestimit është njoftuar nëna e fëmijës për ta marrë atë dhe deri në mbërritjen e saj 4-vjeçari nuk ka ndenjur për asnjë moment të vetëm në komisariat.

Policia thotë se i mituri ka qëndruar me babain e tij brenda në makinë, jashtë ambienteve të komisariatit nën mbikëqyrjen e efektivëve. Pretendim ky i konfirmuar edhe nga vetë babai.

Majlinda Leka, e cila i qëndron akuzave ndaj bluve, thotë se fëmija është sëmurur në ambientet e komisariatit.

Ajo pasi e ka marrë nga ambientet e policisë, e ka dërguar fëmijën në spital. Por shefi i Pavionit të Pediatrisë sqaron se fëmija nuk ka probleme shëndetësore, por është prekur nga një virozë e stinës.

Sakaq Gjykata dha masën ?Detyrim Paraqitje? për Bledi Leka, që u kap duke transportuar me makinë drunj të prerë e pa leje.

Share This Video


Download

  
Report form