LIBRAZHD- Arrest me burg është masa e sigurisë që gjykata e Elbasanit ka dhënë dje për 28 vjeçarin, Astrit Miska, i cili akuzohet për përdhunimin e nënës së tij.
Përpara trupit gjyqësor 28-vjeçari është shprehur tepër i penduar për veprimin e tij dhe i ka kërkuar gjykatëses që t'i japi dënim maksimal.
"Isha i pirë dhe nuk arrij ta imagjioj se çfarë kam bërë. Atë ditë kisha pirë që në mëngjes dhe prandaj nuk kam qenë koshient për atë që kam bërë",- është shprehur ai në gjykatë.
Miska, lidhur me këtë ngjarje u denoncua nga nëna e tij, Salushe Miska, ndërsa ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në një fshat të Librazhdit.