PDSH-ja dorëzoi dosjet e BDI-së në Komisionin antikorrupsion

alsatmtv 2015-08-22

Views 2

PDSH-ja dorëzoi në Komisionin anti-korrupsion siç thanë dosjet e funksionarëve të lartë të BDI-së të cilat sipas tyre janë përfshirë në afera të ndryshme korruptive. Bekim Fazliu nga PDSH tha se pret nga Komisioni anti-korrupsion urgjentisht të kryejë punën e vet konform ligjit dhe të ngre procedura ndaj të gjithë funksionarëve të BDI-së për të cilët siç tha Fazliu posedojnë fakte për përfshirje në afera korruptive.

"Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi, ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi kanë lidhur kontrata shumëmilionëshe në katër sy në kundërshtim me Ligjin, ministri i Ekonomisë Valon Saraçin mitmarrje për dhënie të lejeve dhe koncesioneve, ministri i Pushtetit Lokal Tahir Hani që paguan gati nga 800 euro në muaj një ish funksionar partiak apo mbesën e vet 850 euro në muaj që s'ka shkel kurrë në ministri, deputetja Ermira Mehmeti që në kundërshtim me Ligjin përveç rrogës së deputetes merr edhe 500 euro shtesë në muaj nga Talat Xhaferi pa mos treguar se për cilat shërbime paguhet", tha Bekim Fazliu, Kandidat i PDSH-së për deputet.

Fazliu tha se në aferë korruptive janë përfshirë edhe ministri i drejtësisë Blerim Bexheti dhe drejtori i Postave Rafis Haliti.

"Blerim Bexheti ministerllëkun e tij e ka shfrytëzuar për trysni dhe reket ndaj përmbaruesve, për mitmarrje për dhënien e licencave për noter. Shifrat e mitmarrjes janë alarmante dhe lëvizin prej 30.000,60.000 e deri me 100.000 euro. Drejtori i Postave Rafiz Haliti pas shumë vjedhjeve dhe djegieve mendoi që si shpëtim do ta flijoj nipin e vet që u dënua me burg për hajninë e dajës. Si rrumbullakosim i kësaj dosje të krimit dhe hajnisë të BDI-së nuk mund të mungonte axha i Ali Ahmetit, Ismail Ahmeti i cili në vazhdimësi ka plaçkitur UT-në", tha Bekim Fazliu -- Kandidat i PDSH-së për deputet.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i BDI-së. Zëdhënësi i partisë së Ahmetit Bujar Osmani tha se kjo që bën PDSH është në mungesë të platformës së tyre politike.

"Këto janë tentativa për të kompensuar mungesën e ofertës politike për qytetarët. Do të thotë ne në këto zgjedhje nuk kishim konkurrent të denjë, ne dolëm me platformë me 1081 projekte ato dolën me një varg akuzash, 'u trondit mali, polli një mi'. Kjo ndodhi sot me akuzat dhe ato 20 press konferencat që i kishte PDSH-ja, në fakt është mungesa e idesë. Ne nuk kemi kohë të merremi me ta, sepse kemi shumë punë për tu shpjeguar qytetarëve cilat projekte do ti realizojmë në mandatin e ardhshëm", tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Osmani tha se konferencat për media të PDSH-së që paralajmëroheshin si bombastike, rezultuan të jenë vetëm për të treguar se disa ministra kanë angazhuar këshilltarë. Adrian Kerimi

Share This Video


Download

  
Report form