PDSH: Përfaqësimi nën 5%, BDI: Pdsh-ja manipulon

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat ka përplasur edhe sot partitë shqiptare. PDSH-ja opozitare ka akuzuar se numri real i shqiptarëve në administratë nuk arrin as 5%. Madje, PDSH-ja akuzon se paratë për punësimin e shqiptarëve vite me radhë derdhen në projektin Shkupi 2014. Përë këtë gjë nga partia e Thaçit akuzuan BDI-në.

"Ka vetëm një të vërtetë. Përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore nuk mbërrin as 5%, duke pasur parasysh administratën shtetërore dhe publike, ndërmarrjet shtetërore si Mepso, Elem dhe shumë të tjera, dhe ata publiko private (T-mobile, EVN, etj), si dhe sektorin banker. Që ironia të jetë e paparë, Musa Xhaferi, përkundër faktit që ankohet se nuk ka përfaqësim të drejtë dhe adekuat, ai vet me rebalancin e buxhetit u fal qindra mijëra euro para të parashikuara për punësimin e shqiptarëve, proektit Shkupi 2014", tha Orhan Ibrahimi, deputet i PDSH-së.

Sipas BDI-së, PDSH-ja po manipulon me numrat lidhur me përfaqësimin, për pikë politike. Sipas tyre procesi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat po shkon sipas dinamikës së parashikuar.

"PDSH po bën një manipulim të rëndë me shifrat me qëllim të përfitimit të poenave politik. E vërteta është se dinamika e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në shumicën e institucioneve ka tejkaluar shifrën prej 15% ndërsa në disa tjerë edhe kuotën ligjore prej 25%. Ne do të vazhdojmë me rritjen e përfaqësimit të shqitparëve në institucionet shtetërore dhe publike pavarësisht akuzave të cilat na vijnë nga PDSH-ja. Sa për elaborim në konkursin e fundit të NP Pyjet e Maqedonisë nga 1600 të pranuar në punë 400 janë shqiptarë apo 25%", u shpreh Rexhail Ismaili, deputet i BDI-së.

Edhe pse analistët dhe Avokati i Popullit e kontestuan pjesëmarrjen prej 25% në çdo konkurs si të pamjaftueshme për rritjen e përfaqësimit, kjo për deputetin e BDI-së Ismaili është shembull dhe praktikë shumë e mirë. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form