BDI: 'PDSH-ja përçan shqiptarët'

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

BDI ka akuzuar sot partinë e Thaçit se zbaton politika përçarëse ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Madje sipas anëtarit të kryesisë qendrore të kësaj partie, Fatmir Besimi, PDSH tani në prag të zgjedhjeve lokale ashtu sikurse gjatë qeverisjes së tyre në vitin 1998-2002 i ndan shqiptarët në baza lokale. Reagimi BDI-së erdhi pasi që një ditë më parë disa portale shqiptare njoftuan se kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në Çegranë të Gostivarit gjatë punimeve të kuvendit të nëndegës së partisë ka thënë se: 'Ne që jetojmë në Gostivar dhe Tetovë, nuk duhet me ua zënë për të madhe atyre të cilët jetojnë në vendet ku shumica është popullatë maqedonase, ata kërkesat i kanë më të vogla, atyre ua marrin votat edhe me zor". Por siç u tha, kjo deklaratë e Thaçit e cituar nga disa portale në vend, ka qanë shkas që BDI sot të paraqitet me një reagim.
"Kur ata ishin në pushtet në vitin 1998-2002 edhe atëherë pa legjitimitetin e popullit, bashkë me partnerët e tyre, bënin hartat e ndarjes së Maqedonisë me të cilat mbi 50 për qind të popullit shqiptarë në Maqedoni do të mbesnin jashtë "kufijve të tyre të dëshiruar". Kur flitej për të drejtat e shqiptarëve bisedonin për "këndej dhe andej Grupçinit". Përkujtojmë se të gjitha zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Maqedoni të organizuara kur PDSH ishte në pushtet, fatkeqësisht përfunduan me incidente brenda-shqiptare madje dhe me vëllavrasje. Nuk ka ardhmëri nëse edhe shqiptari i fundit nuk i gëzon të drejtat e njëjta si vëllezërit e tij ku do që janë. E kjo ardhmëri e tërë popullit shqiptarë në Maqedoni, nuk "shitet" vetëm për një post të kryetarit të komunës", deklaroi Fatmir Besimi, anëtar i Kryesisë Qendrore të BDI-së. Alsat-M

Share This Video


Download

  
Report form