A1 Report - Moska-Kievit: Shkelet marreveshjen e Gjeneves, u vrane 3 persona

Report TV 2015-08-22

Views 0

RUSI - Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se SHBA duhet të mbajë përgjegjësi për qeverinë që vunë në Ukrainë, në vend që t'i vendosë ultimatume Moskës. Sipas tij të gjitha tentativat për të izoluar Rusinë do të dështojnë.

Lavrov gjithashtu akuzoi Kievin se nuk ka respektuar marrëveshjen e Gjenevës të arritur javën e kaluar. Ai shpjegoi se qeveria e Kievit ende nuk ka nisur çarmatosjen e grupimeve të jashtëligjshme, veçanërisht të ultranacionalistëve të Sektorit të Djathtë. Lavrov shtoi se autoritetet në Ukrainë nuk duan ose ndoshta nuk mund të kontrollojnë ekstremistët të cilët vazhdojnë të kenë nën kontroll situatën në vend.

Ndërkohë Ukraina bëri të ditur se do të hetojë vrasjet e së djelës ku tre persona mbetën të vdekur në një pikë kontrolli pranë qytetit të Sloviansk. Rusia shprehu zemërimin e sja për ngjarjen e ndodhur dhe akuzoi ultranacionalistët e Sektorit të Djathtë si përgjegjës.

Nga ana tjetër presidenti rus Vladimir Putin ka dekretuar një ligj i cili thjeshton dhe përshpejton procedurat për marrjen e pashaportës ruse për të gjithë rusfolësit të cilët kanë jetuar ose jetojnë në Rusi apo në një vend i cili ka qënë pjesë e ish-Bashkimit Sovietik.

Share This Video


Download

  
Report form