A1 Report - Dëshmoi kundër Aldo Bares, Kicja: Shteti ka shkelur marrëveshjen

Report TV 2015-08-22

Views 10

TIRANË - Pas heqjes të statusit si dëshmitar i mbrojtur, Arben Kicja akuzoi institucionet shtetërore se kanë qenë ato që kanë shkelur marrëveshjen. Ai tha se nuk po mbrohet nga oficerët e policisë. Ndërkohe një ditë më parë ministria e brendshme sqaroi se rregullat e marrëveshjes u shkelën nga ai.

Arben Kicja pas akuzave për Ministrinë e Brëndshme se e ka nxjerrë nga lista e dëshmitarëve të mbrojtur, ishte sot në Prokurori. Ai akuzoi institucionet shtetërore se shkelën marrëveshjen. Aktualisht ai nuk po mbrohet nga oficerët e policisë.

?Ne jemi në proçes integruar, i kemi mbaruar proçeset edhe ju ta dini edhe të gjithë ta dinë edhe ministria që nuk e di mirë, marrëveshja është që ne duhej të ishim integruar. Ne kemi 5 vjet e ku jemi dhe jemi pa integruar. Që do të thotë jemi pa oficer kontakti në mes të rrugës atje. Skishim asnjë lloj kontakti me zyrën sidomos 6 muajt e fundit. A na rrezikohet jeta, të dënosh njerëz me burgim të përjetshëm po, iku proçesi i dëshmisë e i rrezikut, ne jemi në proçes integrimi .?- u shpreh Arben Kicja.

Ndërkohë dje Ministria e Brëndshme sqaroi se Arben Kicja shkelli rregullat e dëshmitarit të mbrojtur. Mësohet se Kicja ka deklaruar më herët në media për kushtet e dëshmitarit të mbrojtur.

Deri tani kjo është një nga arsyet e heqjes te statusit. Ministria thekson se heqja e statusit të një dëshmitari të mbrojtur nga drejtësia nuk bëhet as nga qeveria dhe as nga ajo, por nga Komisioni shtetëror përkatës, ku janë anëtarë përfaqësues të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Share This Video


Download

  
Report form