Në lagjen ?Loni Dhamo?, të qytetit të Lushnjes në banesën e Albert Taullaut ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, eksploziv. Aktualisht në banesë nuk banon njeri, pasi para disa muajsh Taullau është larguar jashtë vendit së bashku me familjen e tij. Albert Taullau është vëllai i Saimir Taullaut, personit që i?u bë atentat në tetor të vitit 2018. Fatmirësisht Taullau i shpëtoi atentatit mbrëmjen e 24 nëntorit të vitit 2018, pasi dy persona të maskuar qëlluan me breshëri drejt lokalit, tek rrethrrotullimi i Plugut. Ai mori vetëm një plumb ku u dërgua për ndihmë mjekësore, por të nesërmen u arratis nga ambjentet e spitalit. 47-vjeçari njihet si person me precedent të mëparshëm penale. Mësohet se në vitin 2005 atij iu vra një vëlla tjetër ku për këtë ngjarje akuzoi bandën e Aldo Bares. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Historiku / Atentati në nëntor 2018 ndaj Saimir Taullaut
Saimir Taullau, biznesmenit nga Lushnja, iu bë një atentat mbrëmjen 24 nëntor 2018 në rrethrrotullimin e Plugut, para lokalit të tij. 47-vjeçari është vëllai i Baki Taullaut dhe është i skeduar nga Policia e Shtetit si një person me precedent të mëparshëm penalë. Në tetor të vitit 2017, atij iu bë një tjetër atentat, por sërish ai ka arritur të shpëtojë me vetëm një plumb. Saimir Taullau, njihet si një biznesmen në Lushnje, por aktivitetin e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi dhe Itali.