Ora News - Lushnje, atentat me armë zjarri Saimir Taullau, armiku i bandës së Aldo Bares

Ora News Lajme 2018-11-24

Views 9

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Saimir Taullau, i njohur si armiku i bandës së Aldo Bares në Lushnje është plagosur në një atentat me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të shtune (24 nëntor) në Lushnje, në vendin e quajtur "Rotondo e Plygut".

Policia thotë "është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit Saimir Taullau , 47 vjeç, i cili për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë".

47-vjeçari ka marrë një plumb në trup dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes, ku mjekët kanë bërë ndërhyrjet e nevojshme dhe i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Autorët dyshohet se u larguan me motor

Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si edhe identifikimin e autorëve, të cilët dyshohet se u larguan me motor në drejtim të Elbasanit.

Në hyrje daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.

Drejt Lushnjes mësohet se janë nisur edhe forca speciale nga Tirana që janë vënë në kërkim të autorëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lushnje-nje-person-plagoset-me-arme-zjarri

Share This Video


Download

  
Report form