A1 Report - 2 te rinjte u vrane e u dogjen pas prishjes se pazarave te droges

Report TV 2015-08-21

Views 1

DURRES- Dy djem të rinj nga Fushë-Kruja u ekzekutuan me armë në një banesë në Shkozet dhe më pas u transportuan me makinë në zonën e Ish-kënetës, ku dhe u dogjen brenda në makinë.

Krimi makabër u regjistrua mbrëmjen e djeshme, ndërsa policisë iu desht gati 2 orë per të nxjerrë nga makina trupat e karbonizuar.

Pasditen e sotme policia deklaroi se pas ketij krimi fshihen prishjet e pazareve të drogës dhe se kishte identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin, 32-vjeçarin Odise Verbofshi, banues në lagjen numër 14 në Shkozet, Durrës. Ndërkaq u arrestua edhe një 20-vjeçar, banues në lagjen nr.15 në Durrës, Gazep Pili, i cili dyshohet të ketë bashkëvepruar me autorin në asgjësimin e kufomave.

20-vjeçari Gazep Pili ka lidhje gjaku me bashkëshorten e shtetasit Odise Verbofshi, dhe sipas policisë u arrestua për veprën penale të parashikuar nga neni 303 i Kodit Penal, "Fshehja ose asgjësimi i kufomës".

Makina tip "Mercedez Benz" me targa AA930BJ u gjet e shkrumbuar rreth orës 22:45 minuta të mbrëmjes së të enjtes (20 shkurt 2014), pranë tregut të makinave në zonën ku para viteve 1990 kanë qenë ish-vaskave e peshkut.

Viktimat Albert Kasalla, 34 vjeç dhe Shaban Babasi, 27 vjeç nga Fushë Kruja, janë ekzekutuar me armë banesën e autorit në lagjen nr 14, në Shkozet dhe më pas janë transportuar me makinë (e cila i përkiste njërit prej viktimave) rreth 3 km më tutje, drejt zonës ku dhe i është vënë flaka makinës.

Trupat e djemve, janë gjetur të karbonizuar njëri në sediljen e pasme të mjetit dhe tjetri në bagazhin e makinës.

ORA 18: 30 ZBARDHET VRASJA E DY TË RINJVE NË DURRËS
Pas hetimeve të ndërmarra gjatë natës së djeshme dhe ditës së sotme policia ka indetifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Durrës, shtetasin Odise Verbofshi, 32 vjeç, banor i lagjes Nr.14 Shkozet Durrës, i padënuar më parë, i cili është shpallur në kërkim. Policia bën me dije se po punohet me intensitet për kapjen e 32-vjeçarit Verbofshi.

Sipas hetimeve të policisë rezulton, se dy shtetasit Shaban Babasi, 27 vjeç, dhe Albert Kasalla, 32 vjeç, banues në Fshat Fushë Krujë; ishin vrarë paraprakisht me armë zjarri dhe më pas ishin transportuar për t'u djegur nga autori i ngjarjes së bashku me automjetin në funksion të fshehjes së gjurmëve e provave.

Vrasja e dy të rinjve rezulton se ka ndodhur brenda ambienteve të banesës së autorit në Shkozet, me armë zjarri pistoletë.

Paraprakisht dyshohet se motivi i kësaj ngjarje është prishja e pazarit lidhur me lëndën narkotike të llojit Kanabis Sativa.

Sipas policisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes u shoqëruan dhe u pyetën në Polici 36 persona që kishin dijeni mbi hetimet në fjalë.

Ndërsa bëhet me dije se "krahas provave të tjera, në banesën ku ka ndodhur krimi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe:
-74 kg Kanabis Sativa e ndarë në pako, e stivuar në rafte në ambientet e banesës
-1 pistoletë e markës Ekol Special, e kalibrit 9 mm
-1 pistoletë me krëhër, e markës Lady K Italy, e kalibrit 8 mm
-1 krëhë...

Share This Video


Download

  
Report form