Basha mobilizon të rinjtë: Të rrëzojmë oligarkinë e drogës

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Tiranë- Një ditë para protestës kunder qeverise, kreu i Partisë Domokratike ka mbledhur në sallën e mbledhjeve të grupit parlamentar të PD, të rinjtë e forumit demokrat. Duke i parë si pjesë të rëndësishme të aksionit opozitar, Basha kërkoi ndihmën e të rinjve për të rrëzuar kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.

"Nuk po kërkojmë një shumicë të re politike. Po kërkojmë që kjo shumicë sot në parlament të reflektojë atë që ndjejnë të gjithë shqiptarët, sot të majtë e të djathtë: Përgjegjësi Edi Rama të shkojë në shtëpi. Rinia do ia japë përgjigjen. Nesër të bashkuar e të vendosur t'i japim përgjigje vendimtare narkotrafikut dhe të vëmë përgjegjësin para përgjegjësisë për të çuar në shtëpi Edi Ramën e qeverinë e tij"tha Basha.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form