Report TV - Basha: Bankat transaksione të parave të trafikut të drogës

Report TV 2018-05-08

Views 1

Kryetari i PD, Lulzim Basha përsëriti akuzat në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me pretendimet për pastrimin e parave të drogës përmes projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Një ditë më parë Basha kërkoi hetim të buxhetit nga FBI dhe DEA amerikane.

Sot, Basha tha se paratë e krimit në Shqipëri po pastrohen përmes bankave, të cilat siç tha ai, kryejnë transaksione në shuma të konsiderueshme, para këto të vëna nga veprimtari të paligjshme, si trafiku i drogës. Kreu i PD shtoi gjithashtu se edhe sipas raporteve të ndërkombëtarëve, Shqipëria renditet ndër vendet me rrisk për pastrimin e parave, ndërsa SHBA, sipas tij, e ka futur në listën e zezë.

"Në mars 2017, Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi Shqipërinë në listën e zezë të vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë, e quajtur zyrtarisht Lista e Vendeve Kryesore të Pastrimit të Parave. Është hera e parë që Shqipëria është përfshirë në këtë listë që përditësohet çdo vit. E gjeni në faqen 8 të raportit për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve që Departamenti i Shtetit i dërgoi zyrtarisht Kongresit Amerikan.
Qeveria amerikane hartoi listën bazuar si vend kryesor ku bankat bëjnë trasaksione parashë që përfshijnë shuma të mëdha nga trafiku ndërkombëtar i narkotrafikantëve. Në gusht 2017 kishte tjetër raportim. Indeksi i Bazelit kundër pastrimit të parave, e renditi Shqipërinë si një ndër tre vendet kryesore me rrezikun më të lart të pastrimit të parave në Europë.Tregon një përkeqësim të thellë për Shqipërinë në krahasim me një vit më parë.

Janë qindra mln euro në duart e kriminelëve, të cilët duan t'i pastrojnë këto para. Janë investuar në ndërtim. Mijëra apartamente të pashitura janë rezultat i parave të drogës. Ka një parim themelor ekonomik, paraja e pisët përzë paranë e ndershme. Po largohet paraja e ndersdhme, nuk ka asnjë investim të ri të huaj p[rej 4 vitesh. ndërkohë që lulëzon droga. Paratë i pastrojnë edhe politikanët që marrin para nga kriminelët, blejnë vila e nxjerrin para nga Shqipëria. Rama tha të mos merren seriozisht akuzat për kapjen e ekonomisë nga krimi. Për 4 vjet me radhë ai iu kërkoi shqiptarëve të qeshnin për akuzat se në Shqipëri mbillej kanabis e trafikohej drogë, se opozita ngatërronte mushkonjat me avionë droge", tha Basha.

Share This Video


Download

  
Report form