Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama pas publikimit të dosjes së Habiljave nga drejtësia italiane dhe përfshirjes në përgjime të ish-ministrit të Brendshëm, Tahiri.
Basha thotë se trafiku i drogës dhe ndarja e pushtetit me kupolën mafioze nuk mund të bëhet pa dijeninë, lejen dhe mbrojtjes e Ramës. Sipas kreut demokrat, Rama është faktuar sot si ?peshku i madh? dhe se duhet të largohet për të dhënë llogari para drejtësisë.
Reagimi i plotë:
Prej dy ditësh shqiptarët janë ballafaquar me disa fakte të thjeshta dhe të kuptueshme nga të gjithë: antimafia italiane ka prova ligjore të trafikut të drogës dhe armëve të kryer nga një bandë kriminelësh shqiptarë të ndihmuar direkt nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtues e oficerë të policisë.
Të njëjtën akuzë ka bërë edhe oficeri i policisë Dritan Zagani me fakte dhe prova që prej dy vitesh. Të njëjtën akuzë i kanë përsëritur Edi Ramës edhe disa përfaqësues të qeverive të huaja, sikurse më kanë informuar edhe mua si kryetar i opozitës.
Edhe përballë këtyre fakteve Edi Rama sillet si përherë: i pafytyrë dhe gënjeshtar patologjik, i bindur se do ja hedhë duke mohuar e mohuar e mohuar.
Por është e vështirë tashmë të mohosh atë që e di gjithë bota: se Saimir Tahiri është bashkëpunëtor, mbrojtës dhe përfitues i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës dhe armëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-rama-peshku-i-madh-i-trafikut-te-droges-te-largohet/