A1 Report - PD:Shendetesia e Rames me drejtore te arrestuar per kontrabande ilaçesh

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE- Partia Demokratike vijon denoncimet në lidhje me emërimet e reja në vend. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, ka denoncuar emërimin në krye të Spitalit Rajonal të Kavajës, të Agron Beut. Sipas PD, Beu është arrestuar nga policia në vitin 2009 për kontrabandë ilaçesh. Duke vijuar akuzat edhe ndaj kryeministrit Rama, zëdhënësja e PD-së tha se "shëndetësia e Ramës kushton më tepër se kurrë më parë".

"Edi Rama tha se shëndetësia do të jetë falas, por në fakt shëndetësia nuk i ka kushtuar asnjëherë kaq shumë shqiptarëve. Shihni çfarë ndodh në Kavajë. Rilindasi që është emëruar drejtor i spitalit rajonal, Agron Beu, është arrestuar nga policia në vitin 2009 për kontrabandë ilaçesh. Beu ishte mjek kirurg në atë kohë, por kishte dhe një farmaci të tijën. Ai udhëtonte shpesh në Itali, mbushte makinën me ilaçe pa pullë, dhe i tregtonte në farmacinë e tij.

Policia në atë kohë e vëzhgoi shumë gjatë aktivitetin e mjekut kirurg, dhe e kapi në flagrancë me medikamente që arrinin shumën 10 mijë euro. Sot, beu i rilindjes, është bërë Drejtor i Spitalit rajonal. Me këtë rast, ai ka zhvendosur edhe farmacinë që ta ketë më afër aktivitetit të tij, duke e instaluar përballë spitalit. Ju e kuptoni vetë se ku janë të detyruar të blejnë ilaçe pacientët e këtij rrethi. Kjo është shëndetësia falas e Edi Ramën, kjo është rilindje", tha Vorpsi në deklaratën për shtyp.

Share This Video


Download

  
Report form